Kosova ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” kanë shënuar fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.
Kosova triumfoi 2:0, ku dy golat i gjeti në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Kosova ka dalë në vendin e parë në grup me 4 pikë.