Ja se çfarë u tha lojtarëve Panucci pas ndeshjes

Futboll

Ja se çfarë u tha lojtarëve Panucci pas ndeshjes

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 09:24
Panucci

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Sabien Lilaj, e nisi mirë ndeshjen e mbrëmshme me Skocinë, por pak nga pak ra në nivelin e lojës dhe ndryshimi i skemës në pjesën e dytë duket se e ndëshkoi edhe atë, gjë që vetë korçari e pranoi.

“Nuk di të them çfarë nuk funksionoi, por di të them që Skocia e meritoi fitoren, krijoi lojë e shumë raste dhe ishte superiore. U futëm për pikë, e kishim studiuar mirë rivalin, por duhet ta rishoh sërish ndeshjen për të kuptuar çfarë bëmë gabim. E nisa mirë ndeshjen, ndoshta ndikoi edhe ndryshimi në skemë dhe e humbëm disi ritmin.

Nuk është e thjeshtë në një stadium si ky, me një lojë si skocezët e dinim se na priste një ndeshje e fortë. Na ndëshkuan nga presioni dhe gabimet tona. Sa i përket lojës, ishte diçka pozitive, por fatin e keq u mundëm”, theksoi mesfushori, i cili në fund tregon se çfarë u ka thënë lojtarëve Panucci pas ndeshjes.

Trajneri na tha që duhet ta mbajmë kokën lart. Do luftojmë deri në fund që të arrijmë qëllimin. Tre pikë kemi ne dhe tre pikë ka dhe kundërshtari”, tregon Lilaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat