Çfarë shkruan një medium serb për fitoren e kombëtares së Kosovës?

Futboll

Çfarë shkruan një medium serb për fitoren e kombëtares së Kosovës?

Nga: K. G. Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:43
Kosova

Fitorja e kombëtares së Kosovës ka bërë jehonë në mediumet e ndryshme botërore, por nuk ka kaluar pa u përmendur edhe në disa mediume në Serbi.  Si gjithmonë mediat serbe me frymën e urrejtjes apo më mirë të themi të turpit, shkruajnë e ashtuquajtura Kosovë. ”Kombëtarja e ashtuquajtur, Kosova, mposhti Ishujt Faroe, 2:0, në stadiumin, ‘Fadil Vokrri’ dhe është e para në grupin 3 me katër pikë. Kjo ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e zhvilluar në këtë stadium dhe kjo filloi duke brohoritur emrin e legjendarit, Fadil Vokrri. Në nder të tij, lojtarët e Kosovës dolën në fushë me numrin, 9 mbrapa në fanellë, derisa në minutën e 9-të, tifozët shfaqën pankartat me këtë numër, derisa figura e tij u shfaqë në pjesën lindore të stadiumit. Ishujt Faroe kanë tre pikë, Azerbajxhani ka dy pikë dhe Malta ka një pikë”, ka shkruar një farë “Novosti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat