Simeone: Nga rezultatet nuk jemi më keq se Madridi apo Barça

Futboll

Simeone: Nga rezultatet nuk jemi më keq se Madridi apo Barça

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 17:12
Simeone: Nga rezultatet nuk jemi më keq se Madridi apo Barça

Largimi i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit ka bërë që kjo e fundit të humbasë disi nivelin e saj më të mirë. Dhe këtë duket se e ka vënë re edhe trajneri i “Los Colchoneros”, Diego Simeone i cili është shprehur se Reali pa Ronaldon është në të njëjtin nivel me Atletikon e tij.

“Nga rezultatet nuk jemi më keq se Madridi apo Barça, nga karakteristikat individuale të lojtarëve tanë, po. Pa Kristianon ne kemi arritur nivelin e Real Madridit, sigurisht”- tha Simeone në një intervistë për mediat spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat