Jo vetëm rinovimi me Icardin, Interi po punon edhe për Skriniarin

Futboll

Jo vetëm rinovimi me Icardin, Interi po punon edhe për Skriniarin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 19:52
Milan Skriniar

Afati kalimtar tashmë është mbyllur dhe Interi po punon që disa nga emrat kryesorë si Mauro Icardi dhe Milan Skriniar, t’i blindojë.

Drejtori sportiv, Piero Ausilio, është duke punuar në të dy pistat, por me Mauro Icardin, tashmë janë ulur në tavolinën e bisedimeve për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Interi kërkon që të nënshkruhet kontrata e re deri në vitin 2023.

Oferta e re pritet të jetë deri në 6 milionë euro në vit.

Në lojë gjithashtu janë edhe bonuset. Me pak fjalë, Interi dhe Icardi pritet ta gjejnë gjuhën e përbashkët edhe këtë herë.

Nga ana tjetër, për sllovakun Skriniar, bisedimet kanë stopuar.

Pritej që të mbyllej dhe të bëhej e ditur për media, por kjo nuk ka ndodhur pasi Skriniar e ka refuzuar ofertën e parë të klubit.

Ai kërkon që të dyfishohet paga e tij. Skriniar kërkon rinovim  deri në vitin 2022 dhe 3 milionë euro pagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat