Duka del me reagim për Panuccin

Futboll

Duka del me reagim për Panuccin

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 14:31
Duka del me reagim për Panuccin

Armand Duka ka reaguar për situatën më të fundit në të cilën gjendet trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Ky i fundit është kritikuar nga analistë, ish-futbollistë, por edhe mediet të cilat nuk kanë kursyer aspak tonet e ashpra në drejtim të teknikut italian.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit shprehet se Panucci ka kohën e mjaftueshme për të bërë mirë.

Sipas tij, të gjithë duhet ta mbështesin dhe të gjithë duhet të punojnë për të krijuar një ambient sa më pozitiv për kuqezinjtë.

Ky është reagimi i plotë i Dukës:

Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe difektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt.

Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat