Chievo në telashe

Futboll

Chievo në telashe

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:12
Chievo në telashe,

Chievo është i rrethuar, sepse është zbuluar një seri e gjatë manipulimesh dhe vlerash fiktive futbollistësh, që kanë shërbyer për të mbajtur një bilanc pozitiv, ndaj tashmë Federata Italiane e Futbollit ka nisur një betejë për të dënuar klubin veronez.

Në verë përjashtimi nga kampionati u shmang me fat nga Chievo, pasi u gjet një defekt juridik, ndaj çështja u shty për disa javë, duke bërë të mundur që të niste kampionati dhe Chievo të mbetej në garë.

Megjithatë, tani FIGC kërkon 15 pikë penalizim për Chievo-n, pikë që duhen hequr nga renditja e sezonit aktual. Ndërkaq, për presidentin Luca Campedelli janë kërkuar 36 muaj pezullim. Kërkesa të njëjta me ato të procesit të parë, që u anulua, por tashmë Prokuroria federale kërkon ta dënojë Chievo-n me pikë, pasi nuk mund të jepet më dënim me zbritje nga kategoria.

Chievo mbrohet duke pretenduar se vlera e futbollistëve nuk përcaktohet nga askush dhe nuk është e mundur që lojtarët 15-16 vjeç të konsiderohen pa vlerë në treg, meqë nuk i njeh askush. përveç kësaj, Chievo është kapur edhe pas një difekti tjetër ligjor, sepse sipas avokatit të klubit veronez, dokumenti që kërkon dënimin e Chievo-s nuk është firmosur nga Prokurori federal, pasi ky i fundit ishte me pushime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat