Muller: E kemi mendjen te Champions-i

Futboll

Muller: E kemi mendjen te Champions-i

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 09:31
Thomas Müller

Thomas Müller tha të mërkurën se është i bindur se Bayern Munchen do ta përballojë këtë edicion të Champions League me më shumë vendosmëri se zakonisht.

“Kupa e Botës (në të cilën Gjermania u eliminua që në grupe) dhe humbja e pafat ndaj Realit në Champions janë stimuj shtesë që na japin energji”, tha Müller për “Sport Bild”.

“Ia kemi vënë syrin Ligës së Kampioneve dhe kemi Niko Kovaçin, një trajner të ri dhe ambicioz”, shtoi ai.

Bayern Munchen ka qenë kandidat për Champions-in që kur u shpall kampion në vitin 2013. Sezonin e kaluar, ekipi bavarez humbi në gjysmëfinale kundër Real Madrid.

Në sezonin 2016-2017, ishte sërish Reali që e eliminoi ekipin gjerman, por në çerekfinale. “Kemi qenë afër titullit. Shpresoj që këtë vit të fitojmë”, theksoi 28-vjeçari.

“Shpresoj që këtë sezon t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion nga marsi deri në maj (kur luhet faza vendimtare e Ligës së Kampionëve). Atëherë, gjithçka do të ishte e mundur për ne,” shpjegoi Müller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat