Empoli “blindon” Veselin

Futboll

Empoli “blindon” Veselin

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 11:28
Frederik Veseli

Frederik Veseli është një ndër të preferuarit e Panuçit për prapavijën. Mbrojtësi, i cili luajti titullar në dy ndeshjet e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, ka marrë një propozim nga drejtuesit e Empolit për të shtyrë kohëzgjatjen e qëndrimit me emilianët.

Pavarësisht se kontrata aktuale përfundon në vitin 2021, po tentohet bindja e shqiptarit që të shtyjë kohëzgjatjen në skuadrën italiane. Kjo për vetë faktin se Veseli aktualisht është vetëm 25 vjeç dhe pritet që të jetë një nga mbrojtësit me shumë të ardhme në futbollin italian.

Një vit më parë, ai ishte i pazëvendësueshëm tek emilianët. Nuk dihet nëse lojtari do të bindet për të nënshkruar apo do të ketë një tentativë të tijën për të gjetur një skuadër tjetër në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat