Mane për Firmino: Ai punon si kafshë

Futboll

Mane për Firmino: Ai punon si kafshë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:05
Mane

Ylli senegalez i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë se ai ka arritur të performojë mirë gjatë ndeshjeve të para të Premierligës për shkak të ndihmës nga bashkëlojtarët e tij, në veçanti nga Roberto Firmino.

Senegalezi, i cili është një nga tre lojtarët më të rëndësishëm për repartin e sulmit të Liverpoolit, bashkë me Mohamed Salahun dhe Roberto Firminon, e ka filluar mbarë sezonin e ri, duke i shënuar katër gola në katër ndeshje.

Kjo gjë i ka ndihmuar skuadrës së Jurgen Kloppit që ta mbajnë rekordin e 100 për qindtë për triumfin në ndeshje, që e kanë deri më tani. Tani, ata shpresojnë se do të arrijnë ta fitojnë një trofe, pas gjashtë viteve pa sukses në klubin anglez.

“Shumë njerëzve u pëlqen të flasin për mua dhe Salahun. Është mirë që i dëgjoj këto gjëra, por fuqia e skuadrës së Liverpoolit është kolektive”, ka thënë Mane.

“Ju nuk mund ta harroni se është një djalosh në fazën e sulmit që quhet Firmino, i cili punon si kafshë për ne dhe na i bën të gjitha gjërat më të lehta”.

“Por, edhe djelmoshat pas neve bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Ne tentojmë të përfitojmë nga performancat e tyre dhe ta ndihmojnë sa më shumë skuadrën në fazën e sulmit”.

Liverpooli do të tentojë ta vazhdojë formën e mrekullueshme që kanë shfaqur deri më tani në Premierligë edhe në ndeshjen e kësaj jave, kur do të përballen me Tottenhamit në Wembley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat