Pochetino nuk shqetësohet për gjendjen fizike të Kane

Futboll

Pochetino nuk shqetësohet për gjendjen fizike të Kane

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 23:18
Harry Kane në aksion

Sulmuesi duket se nuk është në formën e tij më të lartë në ndeshjet e fundit për Tottenhamin dhe Anglinë por menaxheri i Spurs nuk shqetësohet për këtë gjë për yllin e tij

Stafi i trajnerëve të Tottenham e dinë që Harry Kane ka bërë shumë për Spurs dhe si kapiten i Anglisë gjatë kësaj periudhe, kështu që Mauricio Pochettino insiston se sulmuesi vazhdon të mbetet njëri prej më të mirëve në Europë.

Kane shënoi 30 gola sezonin e kaluar në Premier Ligë dhe mori Këpucën e Artë në Botëror pasi që shënoi gjashtë gola dhe udhëhoqi Anglinë drejt gjysmëfinales në Rusia 2018.

“I respektoj të gjithë opinionet dhe opinionet për futbollin”, tha ai. 

“Është sezoni i jonë i pestë në Totteham dhe nëse e dini, ai e di shumë mirë çfarë ka bërë. Kjo nuk do të thotë që ne të jemi arrogant dhe të mos pranojmë opinionet e ndryshme. Por ne e dimë që Harry Kane është në formë shumë të lartë për këto vite dhe ai do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat