Kush i tha Ajet Shoshollit, kush k... je ti që na shet neve politikë! Çfarë bëri Morina? - Bota Sot
Kush i tha Ajet Shoshollit, kush k... je ti që na shet neve politikë! Çfarë bëri Morina?

Futboll

E hënë, 19 nëntor 2018

Kush i tha Ajet Shoshollit, kush k... je ti që na shet neve politikë! Çfarë bëri Morina?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2018 Në ora: 11:00
Kush i tha Ajet Shoshollit, kush k... je ti që na shet neve politikë! Çfarë bëri Morina?

Ajet Shoshollit, trajner i mirënjohur, selektori i parë i kombëtares së Kosovës në futboll, sikurse sot i kujtohet viti 1991, sidomos data e 15 gushtit kur u kërcënua rëndë dhe u quajt irredentist nga pushteti i atëhershëm i kuvendit Komunal të Prishtinës, që kishte atëkohë për kryetar Zhika Mitroviqin. “Kur unë e kam pa se në kryesi asnjë shqiptar,  kam dhënë dorëheqje të parevokueshme para pushtetarëve të politikës së asaj kohe në krye me Zhika Mitroviqin. 

Ju kam thënë se prej sot nuk jam Shef i Shtabit teknik, normalisht e konsultova edhe Shefqet Sinanin dhe pranoi edhe ai. Në at moment Perlinçeviq e ka rrotullar tavolinën me dy duart e tij, pas asaj që deklarova që nuk jam shef shtabi. Perlinçeviq mu ka drejtuar mua:  Ky njeri e tregoj edhe iu kam thënë edhe përpara se në KF Prishtina mbretëron irredentizmi.  Pastaj e ka urdhëruar sekretarin Karapanxhiq me shkuar zyre dhe me marrë vulën e klubit, me lajmëruar Beogradin që të dielën (me 18 gusht) nuk luhet ndeshja me Mogrenin. Pas tij reagoi Mishko Lakoviq, me fjalë shumë të rënda: “Kush k... je ti që na shet neve politikë”. 

Të njëjtën gjë e ka përsërit edhe Mishko Iliq. Unë iu thash: Është e drejtë e imja dhe mbledhja është ndërpre. Me kujtohet në korridor duke dalë, Dimitrivijeviqi që ka qenë refer i Ligës së Parë Federative të asaj kohe, me tha: “Ajet, po e kuptoj se kjo nuk është futboll por politikë”, kujton at kohë Shosholli. Pas këtij takimi Prishtina e kishte autorizuar Arbnor Morinën që të shkoi dhe të informoi përfaqësuesit e klubeve tjera shqiptare, që prisni vendimin e Prishtinës. Shosholli tha se Prishtina veproi me shumë shokë tjerë në rrugën e pavarësimit, e ka fjalën për klubet tjera shqiptare. Arbnor Morina, si kapiten shkoi edhe i informoi të gjithë, raportohet se me të ka qenë edhe Avni Stublla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test