Alves: Shënoj ndaj Skënderbeut dhe fitoj trofe me Flamurtarin

Futboll

Alves: Shënoj ndaj Skënderbeut dhe fitoj trofe me Flamurtarin

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:26
Alves: Shënoj ndaj Skënderbeut dhe fitoj trofe me Flamurtarin

Danilo Alves është gati për rikthimin në Superiore. Pas golit që shënoi në Kupë braziliani përpara sfidës me Skënderbeun shprehet i kënaqur që zgjodhi sërish kuqezinjtë, aq më tepër që ka parë ndryshime të rëndësishme te kuqezinjtë.

“Jam shumë i kënaqur që jam rikthyer në Vlorë. Ndihem mirë dhe gjithçka po shkon në mënyrë të përsorur. Besoj se ekipi është përmirësuar ndjeshëm dhe ekipi është më i mirë se në të shkuarën dhe kemi një trajner që po i tregon cilësitë e tij”.

Në mesjavë Alves u tregua vendimtar për Flamurtarin duke shënuar ndaj Shkumbinit në ndeshjen e Kupës, por oreksi vjen duke ngrënë dhe braziliani kërkon të përsëritet dhe ndaj një rivali të vjetër si Skënderbeu.

“Fakti që u riktheva me gol është diçka pozitive sepse shënova që në ndeshjen e parë dhe tani ndaj Skënderbeut pres të shënoj sërish”.

Alves flet pa doreza kur shpalos synimin që të fitojë një trofe me Flamurtarin, pasi për të ky është i vetmi objektiv i tiji por dhe i gjithëkujt tjetër në klub.

“Këtë sezon dua të fitoj një trofe me Flamurtarin, por jo vetëm unë por të gjithë nga presidenti, tifozët, lojtarët e gjithashtu dhe stafi. Ky është objektivi ynë dhe për këtë punojmë çdo ditë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat