Morina apo kapiteni i fundit i KF Prishtinës në ish Jugosllavi dhe i pari në pavarësim... - Bota Sot
Morina apo kapiteni i fundit i KF Prishtinës në ish Jugosllavi dhe i pari në pavarësim...

Futboll

Morina apo kapiteni i fundit i KF Prishtinës në ish Jugosllavi dhe i pari në pavarësim...

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2018 Në ora: 17:31
Arbnor Morina me fanellë bardhë e kaltër

Arbnor Morina, aktualisht drejtor i klubit të futbollit Prishtina, djaloshi që i hyri ‘flakës’ së madhe, të jesh apo të mos jesh, në kohën e vitit 1991, në kohën kur i mbante lidhjet mes KF Prishtinës dhe përfaqësuesve të tjerë shqiptar, që kishin bërë përgatitjet për formimin e Federatës së Pavarur të Futbollit të Kosovës.

Morina ishte i palodhshëm, vraponte pa asnjë frikë, në kohën kur përgatitej ndarja e futbollit tonë nga ai serbosllav dhe nuk përtoi në asnjë moment të përcillte mesazhet e shkëlqyeshme të klubit të zemrës, Prishtinës, që po i jep fund garave me klubet e Serbisë dhe po i futet garave të Kampionatit të Pavarur të Kosovës. Morina edhe pse i ri, në asnjë çast nuk u tremb, bile as që i shkoi mendja se mund të arrestohej ose burgosej nga regjimi kriminal serb, por si burrat e dërgoi mesazhin e Prishtinës, të burrat e futbollit që pritnin vendimin final. Prishtina nuk luan më në ligën jugosllave, Prishtina është në Kampionatin e pavarur dhe gjithçka mori fund.  

Për serbët ishte sikurse toka po shembej, Prishtina vendosi së bashku me klubet tjera dhe i futet kampionatit të parë të pavarur. Arbnor Morina apo kapiteni i fundit i Prishtinës në ish Jugosllavi dhe i pari në pavarësimin e futbollit të Kosovës, duhet të mburret sot për një mijë e një arsye, se aq i ri aq ishte i guximshëm dhe futej qorrsokakëve për të dërguar mesazhet shumë të mëdha, pa i shkuar mendja se mund të bie në pritë dhe të kapej nga UDB-ja.  

Djaloshi i artë që nuk njihte frikën, sot krenohej me punën e tij dhe të trimave të tjerë. Gjithmonë thotë: “Së bashku realizuam ëndrrën e madhe”. Gjeneratë që sakrifikoi jetën dhe vetëm për të ardhur kjo ditë, sot jemi më mirë se kurrë në UEFA e FIFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...