Shosholli: Një shqiptar mbeti me Prishtinën e serbëve, por edhe një klub vazhdoi garat me Serbinë - Bota Sot
Shosholli: Një shqiptar mbeti me Prishtinën e serbëve, por edhe një klub vazhdoi garat me Serbinë

Futboll

E premte, 16 nëntor 2018

Shosholli: Një shqiptar mbeti me Prishtinën e serbëve, por edhe një klub vazhdoi garat me Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2018 Në ora: 17:50
Shosholli

Trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, kujton kohën e 15 gushtit të vitit 1991, kur ishte kryetrajner i Prishtinës dhe kur braktisën garat e ish Jugosllavisë në futboll,  pra nuk pranuan të garojnë me klubet e Serbisë. Ai tha se pas dorëheqjes të gjithë të tjerët dhanë dorëheqje dhe iu bushkuan garave të Kampionatit të Pavarur të Republikës së Kosovës.

“Të nesërmen të gjithë futbollistët shqiptarë kanë dhënë dorëheqje nga KF Prishtina, duke filluar nga Eroll Salihu, Arbnor Morina, Adil Vokrri, Fadil Berisha, Avni Stublla, Kushtrim Munishi, Ahmet Beselica, që të gjithë, përveç njëri nga shqiptarët mbeti aty. Dhe te gjithë e kanë pritur KF Prishtinën se si do të vepron dhe pas veprimit të Prishtinës, braktisjes së Ligës së Dytë jugosllave, menjëherë janë bashkëngjitur klubet tjera. Sepse e kishin pritur Prishtinën se si po vepron, duke filluar nga Trepça, Liria, Vëllaznimi etj. 

Dhe i vetmi klub që vazhdoi garat në ligën serbe ishte Rudari nga Stan Tërgu. Pas kësaj, është formuar kryesia Federatës së Futbollit të Kosovës, ku ka qenë kryetar i parë i saj Agim Bytyçi, me nënkryetarët Gafurr Kabashi dhe Hamdi Tovërlani. Është formuar kryesia dhe janë organizuar garat në kompetencën e FFK-në në krye me Bytyçin dhe bashkëpunëtorët e tij”, tregon për gazetën kombëtare "Bota sot", Shosholli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test