Bonucci refuzoi top klubin e pasur evropian për rikthim në Juventus

Futboll

Bonucci refuzoi top klubin e pasur evropian për rikthim në Juventus

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:53
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci kishte ofertë të pasur nga Franca para rikthimit në Juventus.

Leonardo Bonucci e kërkoi me çdo kusht rikthimin në Juventus.

Ai e dëshmoi me fjalë në konferencën e prezantimit por e ka bërë edhe me fakte, duke kërkuar nga Milan ta lirojë rikthimin e tij në Torino.

Por, ka edhe më tepër. “Calciomercato” shkruan se Bonucci refuzoi interesimin nga Paris Saint-Germain për rikthim në Juventus.

I kërkuar me ngulm nga klubi i pasur nga Ligue 1, Bonucci po ashtu kishte ofertë për pagë prej 6.5 milionë euro në sezon në Paris.

Mirëpo, mbrojtësi i Kombëtares italiane e kishte vetëm një gjë në mendje, rikthimin në Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat