Liverpool perfekt, mposht Tottenhamin për fitoren e pestë në Premierligë

Futboll

Liverpool perfekt, mposht Tottenhamin për fitoren e pestë në Premierligë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 15:34
Foto nga ndeshja

Liverpool ka fituar derbin ndaj Tottenhamit në Wembley me rezultat 2:1.

Liverpool ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Tottenham Hotspur në Premierligë.

“Reds” kanë mposhtur “Spurs” me rezultat 2:1 në duelin e xhiros së pestë në elitën e futbollit anglez.

Georginio Wijnaldum realizoi me kokë në pjesën e parë kurse Roberto Firminoi shënoi në të dytën për fitoren e madhe të Liverpoolit.

Golin e vetëm për Tottenhamin e realizoi Eric Lamela në minutat shtesë.

Skuadra e menaxherit Jurgen Klopp vazhdon me bilancin perfekt të pesë fitoreve nga po aq ndeshje në fillim të sezonit të ri në Premierligë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat