Ancelotti i thur elozhe Hysajt dhe Napolit

Futboll

Ancelotti i thur elozhe Hysajt dhe Napolit

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:41
Carlo Ancelotti

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, me fitoren 1-0 ndaj Fiorentinës, i ka mbyllur gojën të gjithë skeptikëve në lidhje me faktin se skuadra e tij pësonte shumë gola.

Këtë herë skuadra napoletane bëri një ndeshje të mirë, duke fituar minimalisht ndaj një rivali të fortë, çka për trajnerin Ancelotti është një rezultat që motivon më shumë ekipin.

“Bëmë ndeshjen që kishim përgatitur. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, sidomos në fazën e ndërtimit të aksioneve sulmuese, por në të dytën guxuam më shumë dhe ia dolëm mbanë. Mbrojtja? Këtë herë luajti mirë edhe pse nuk kemi qenë kurrë në krizë. Bëmë disa ndryshime dhe rezultati erdhi menjëherë”, tha Ancelotti.

Duke folur për Insigne, njeriun që i dha fitoren, trajneri Ancelotti tha: “Vjen nga një moment ku nuk arrin të shprehet si duhet, por ndaj Fiorentinës luajti me personalitet dhe u shpërblye me një gol të rëndësishëm për të dhe skuadrën. Por po luajmë mirë si grup edhe pse kemi pak ditë që kemi provuar disa gjëra të reja, që dhanë efekt. Tani na duhet vijueshmëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat