Mesfushori ofensivë Granit Xhaka së bashku me mbrojtësin Shkodran Mustafi treguan lojë të mirë në fanellën e Arsenalit dhe importuan tri pikë të mëdha në duel me Newcastlen. Xhaka shënoi eurogol në minutën e 49-të, duke shtangur të gjithë në stadium. Ai nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, goditi bukur dhe e plasoi topin në këndin e epërm të portierit Dubravka. Xhaka ishte më i vlerësuari të Arsenali nga tabloidi britanik, “Daily Mail’. Ai u vlerësua me notën 6.5, kurse Mustafi me 6. Për Arsenalin shënuan: Xhaka (49’) e Ozil (58’) dhe për Newcastlen Clark (90’).