Ademi nisi turin vizitave nëpër klubet e Ligave të dyta - Bota Sot
Ademi nisi turin vizitave nëpër klubet e Ligave të dyta

Futboll

Ademi nisi turin vizitave nëpër klubet e Ligave të dyta

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 15:05
Ademi nisi turin vizitave nëpër klubet e Ligave të dyta

Për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe presidentin Agim Ademi, nuk janë me rëndësi vetëm skuadrat e Ipko Superligës dhe Ligës së parë, por edhe klubet e Ligave të dyta si klube që mbajnë primatin e futbollit popullor në kuptim të shtrirjes së tyre në tërë Kosovën dhe janë në fokus të veçantë të interesimit të presidentit Ademi dhe të KE.

Në këtë drejtim sot presidenti Agim Ademi, pas pjesëmarrjes në një turne të organizuar nga Vlera sport dhe KF”Rilindja” për grup-moshat e reja fatosat e ku morën pjesë klube nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, mori rrugën për në rajonin e Prizrenit, përkatësisht vizitoi klubin “Opoja” me drejtuesit, Sabit Lecaj, Samet Grdelaj, Ramdan Jashari, Hysen Bilalli, Mehadin Grdellaj e Fitim Tefiku si dhe drejtori i DKRS, KF”Vellazeria” me Behar Begaj, drejtor, Valon Sopi, sekretar e Sami Begaj nd. trajner  dhe KF “Drini i Bardhë” në Gjonaj, me  kryetarin Haziz Hodaj, drejtorin sportiv Skënder Brahaj, sekretarin Faik Jahaj, mejkun Fejzë Kabashi e nd. trajnerin Destan Kbashi. I shoqëruar nga anëtari i KE Mirsad Çollaku dhe Gramozi djali i ish presidentit Vokrri, ata biseduan me drejtuesit e klubeve ku u njohën me zhvillimin, vështirësitë dhe nevojat e tyre. Njëkohësisht këtyre dy klubeve iu dorëzuan rekuizita sportive. Me këtë rast presidenti Ademi, theksoi:” FFK dhe KE të cilin ai e drejton janë thellësisht të interesuar që të ndihmojnë klubet e Ligave të dyta, duke marrë parasysh vështirësitë e mëdha me të cilat ballafaqohen.

Jam i vetëdijshëm që njerëzit dëshirojnë të investojnë te klubet e mëdha dhe hezitojnë ende të mbështesin klubet e Ligave të dyta, ndaj unë i inkurajojë bizneset që të investojnë te këto klube se në një farë mënyre këto janë si bahçe që i furnizojnë klubet e mëdha me talentë dhe futbollistë. Ne do të vazhdojmë të ju ndihmojmë në forma të ndryshme që sa do pak ta lehtësojmë funksionimin tuaj dhe në vazhdimësi do ta keni mbështetjen time dhe të KE”. Drejtuesit e klubeve kanë falënderuar presidentin Ademi, për këtë vizitë dhe mbështetje dhe kjo përbënë një nderë dhe interesim të veçantë për ta. Ne do të punojmë me përkushtim gjithnjë në frymë sportive. Dhe vizita e presdientit Ademi me bashkëpunëtorë është shumë inkurajuese për neve dhe na bën edhe më përgjegjës që të shtojmë organizimin tonë duke dhënë kontributin tonë në mbarëvatjen e garave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...