Shkëndija shkatërron Rabotniçkin

Futboll

Shkëndija shkatërron Rabotniçkin

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2018 Në ora: 17:20
Shkëndija shkatërron Rabotniçkin

Shkëndija nga Tetova dëshmoi fuqinë e kampionit, duke e shkatërruar me rezultat 6:2 Rabotniçkin nga Shkupi, në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit të Maqedonisë.

Mysafirët të parët udhëhoqën me golin e Petkovskit në minutën e 11-të. Mirëpo kuqezinjtë brenda 7 minutave pa përfunduar pjesa e parë, tri herë “bombarduan” portën e rivalit. Serinë e golave e hapi Gledi Mici në minutën e 37-të, pastaj shënoi (39’) Besart Ibraimi dhe Besmir Bojku (40’).  Shkëndija avancoi me 3:1 në pjesën e parë, për të thelluar fitoren në 6:2.

Në minutën e 55-të, Herrera shënoi autogol dhe dy gola tjerë (76’ e 83’) Ibraimi, në fakt kompletoi het-trikun. Stjepanoviq shënoi në minutën e 69-të golin e dytë për Rabotniçkin. Shkëndija ngjitet në vend të dytë me 11 pikë, ka një me pak se lideri Akademia Pandev. Ibraimi së bashku me Petkovskin e Rabotniçkit udhëheqin listën e shënuesve, me nga 5 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat