Liria ia ‘fikë dritat’ KEK-ut

Futboll

Liria ia ‘fikë dritat’ KEK-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2018 Në ora: 17:42
Liria ‘fikë dritat’ KEK-ut

Liria nga Prizreni ngadhënjeu me rezultat bindës 6:2 ndaj KEK-ut nga Kastrioti. Mysafirët me lojtarë të rinj e të papërvojë nuk i rezistuan prizrenasit, që luajtën shumë më mirë dhe shënuan fitoren e dytë në këtë edicion. Në minutën e 30-të, Fatih Karahoda, sulmues me përvojë, realizoi për 1:0. Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Qëndrim Gashi thellon epërsinë në 2:0. Liria nuk ndalet, por shënon edhe dy gola tjerë përmes  Liridon Fetahajt në minutën e 45-të dhe Robert Gjeraj nga penalltia në atë të 55-tn, duke thelluar epërsinë në 4:0.

Në vazhdim të takimit, mysafirët u treguan më energjikë, kur Treviol Stullqaku ngushtoi rezultatin në minutën e 65-të. Megjithatë, Qëndrim Gashi shënoi golin e dytë të tij dhe të epërsisë 5:1 në minutën e 69-të, ndërsa Atdhe Grajqevci ka qenë i pagabueshëm nga penalltia (75’), duke realizuar për 5:2. Në minutën e parafundit (89’), Fatih Karahoda shënon për fitoren bindëse 6:2. Liria ia ‘fiku dritat’ KEK-u-t. Liria është në vend të shtatë me 6 pikë, kurse KEK-u i fundit pa pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat