Drenica importon pikë të madhe nga Mitrovica

Futboll

Drenica importon pikë të madhe nga Mitrovica

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2018 Në ora: 17:43
Drenica importon pikë të madhe nga Mitrovica

Drenica importoi një pikë të madhe nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë. Skuadra nga Skenderaj barazoi 1:1 Trepçën ’89.

Një pikë e madhe për Drenicën, në fakt e gëzon edhe kryetrajnerin Tahir Lushtaku sepse është një pikë e qetësisë. Mitrovicasit me gjithë përparësinë e fushës, por nuk i shkoi ashtu siç planifikuan.

Në minutën e 2-të, Mariglen Shosha shënon nga penalltia, por kjo nuk e dekoncentroi skuadrën e Drenicës. Në minutën e 39-të, penallti për Drenicën, të cilën e shndërroi në gol lojtari me përvojë Taulant Dajaku. Sfida përfundoi baras (1:1) dhje kjo pikë e kënaqi skuadrën drenicas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat