Operohet Tolisso i Bayernit

Futboll

Operohet Tolisso i Bayernit

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:28
Operohet Tolisso i Bayernit

Corentin Tolisso i pafat. Futbollisti, i cili u transferua në 2017 nga Lyoni te Bayern Munich, është i detyruar të mungojë pothuajse për pjesën më të madhe të sezonit. Dëmtimi i rëndë që pësoi në sfidën kundër Bayern Leverkusenit e detyroi 24-vjeçarin t’i nënshtrohej një operacioni në ligametet e gjurit. SIpas drejtuesve të klubit bavarez ndërhyrja kirurgjikale shkoi shumë mirë për futbollistin, por koha e rikuperimit të tij është 6 muaj. Rikthimi i francezit pritet të jetë në muajin Mars, por gjithçka do të varet nga faza e rikuperimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat