Tuchel: Sfidë e madhe ndaj Liverpoolit, na duhet paraqitja më e mirë e mundshme

Futboll

Tuchel: Sfidë e madhe ndaj Liverpoolit, na duhet paraqitja më e mirë e mundshme

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 22:12
Trajneri i PSG, Thomas Tuchel

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel beson se përballja e nesërme (e martë) me Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve është një sfide e madhe për ekipin e tij.

Reds arritën finalen huaj gjatë sezonit të kaluar, por përforcimet si Fabinho, Naby Keita, Xherdan Shaqiri dhe Alisson Becker i kanë bërë ata përsëri njërin prej favoriteve.

Kështu mendon edhe trajneri i PSG-së, Tuchel, i cili e sheh Liverpoolin si njëri  nga favoritët dhe mezi pret një ndeshje ndaj tyre.

“Një ndeshje si kjo nuk ndodh shumë shpesh, kjo paraqet një sfidë të madhe”, ka thënë fillimisht Tuchel në konferencën e tij për shtyp.

“Kjo do të sjellë më të mirën në ne. Nuk ka problem me këtë. Ajo që na nevojitet nesër është paraqitje më e mirë që mund të kemi”.

“Jemi nën presion kur shohim cilësinë e grupit që jemi. Ne nuk mund të relaksohemi me presionin që do të vihet”.

“Me ose pa top, kjo ndeshje kërkon një nivel ekstremisht të madh përqendrimi, pasi në Anfield asnjëherë nuk mund të jeni konform”.

“Nëse zbrisni nëpër korridoret e Anfieldit, ju ndjeni peshën e këtij tregimi. Në këtë takim, na duhet të shkruajmë historinë”, përfundoi trajneri gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat