Messi ka ndryshuar, e konfirmon presidenti i Barcelonës

Futboll

Messi ka ndryshuar, e konfirmon presidenti i Barcelonës

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:31
Messi

Lionel Messi që nga largimi i Andres Iniestas është përzgjedhur si kapiteni i Barcelonës.

Për këtë çështje presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, beson se Lionel Messi e ka pritur shumë mirë këtë detyrë madje ka ndryshuar shumë.

Bartomeu ka thënë se e ka parë një ndryshim te përfaqësuesi argjentinas, duke e lartësuar sulmuesin për udhëheqësinë e tij.

“Messi është shumë i lumtur këtu. Ai është i kënaqur dhe entuziazmuar për të vazhduar triumfin me Barcelonën”, tha ai për Onda Cero.

“Messi ka bërë një ndryshim, ai ka vendosur ta marrë shiritin e kapitenit dhe të marrë përgjegjësinë e ekipit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat