Nuk është Manchester United i Fergusonit

Futboll

Nuk është Manchester United i Fergusonit

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:52
Nuk është Manchester United i Fergusonit

Rio Ferdinand ka thënë se Manchester United nuk mund të pritet që të jetë në mesin e favoritëve të parë për fitimin e Ligës së Kampionëve këtë sezon. Skuadra e Jose Mourinhos e fillon fushatën europiane të mërkurën, me një udhëtim të parë në fushën e Young Boys, në Grupin H. Shumë presin që “Djajtë e Kuq” të përmirësohen në paraqitjen e tyre në champions, ndryshe nga sezoni i kaluar, kur u eliminuan nga Sevilla në 1/16 finale.

Për “BT Sport”, Rio Ferdinand, i cili kaloi 12 vjet me klubin nga “Old Trafford” dhe fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2008, beson se Manchester United ende ka një rrugë të gjatë për të përshkuar, që të ketë statusin e dikurshëm, nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

“Pritshmëritë ndaj Manchester United janë të mëdha, edhe në Champions. Por, për mendimin tim, nuk është ekipi i 10 viteve më parë, kur dominonte. Asokohe, çdo herë që luanim ë Ligën e Kampionëve, minimalisht ishim gjysmëfinalistë.

Pra, është ndryshe tani dhe ky është një proces ndërtimi. Manchester United nuk është ende aty ku duam të jetë. Pra, dikush mund të rrijë atje dhe të thotë se Manchester United duhet të jetë gjysmëfinalist, ose finalist në Champions, por nuk i ka mundësitë. Ekipi nuk është plotësisht konkurrues në Premier League, jo më në garën e madhe europiane, sepse ende është duke u ndërtuar”.

Pavarësisht nga zhgënjimi i edicionit të kaluar, Ferdinand shpreson që Manchester United të dalë nga një grup i vështirë, i cili i vë “Djajtë e Kuq” kundër Valencias dhe Juventusit të Cristiano Ronaldos: “Nuk ishte skenari ideal ky short, megjithatë edhe sezonin e kaluar u eliminuam kundër një skuadre që ndoshta e dëshironim përballë, të paktën në letër.

Por, ky është futbolli. Unë mendoj se këtë sezon jemi në një grup të vështirë, por është grup emocionues. Sidomos kundër Juventusit, që ka marrë Ronaldon, një faktor i madh i shtuar atij, do të jetë e vështirë. Megjithatë, mendoj se do të kualifikohemi në grup. Taktikisht, Mourinho e di se si duhet luajtur në Ligën e Kampionëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat