PSG në pritje të vendimit, mund të dënohet nga UEFA

Futboll

PSG në pritje të vendimit, mund të dënohet nga UEFA

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:09
PSG

Kampioni i Francës është nën hetime për shkelje të Fair Play Financiar.

Paris Saint-Germain ka shpenzuar shifra marramendëse në afatin kalimtar verën e shkuar.

Francezët gjatë këtyre viteve janë kthyer në një superfuqi. Ata kanë blerë Neymarin për 222 milionë euro dhe Kylian Mbappe për 180 milionë euro.

Nesër UEFA do të marrë në shqyrtim bilancet e klubit. Fair Play Financiar është shumë i ashpër dhe nuk do të tolerojë asgjë për asnjë klub, kujtojmë këtu se parisienëve u teprojnë në balance 50 milionë euro, por pa llogaritur këtu transferimet e dy yjeve të lartë përmendur, pasi ato balanca do të shqyrtohen vitin e ardhshëm.

PSG do të ndeshet sot për Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në orën 21:00, ndeshje e vlefshme për Grupin C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat