U mund nga Inter me përmbysje, Pochettino befason me deklaratat pas ndeshjes - Bota Sot
U mund nga Inter me përmbysje, Pochettino befason me deklaratat pas ndeshjes

Futboll

E premte, 19 tetor 2018

U mund nga Inter me përmbysje, Pochettino befason me deklaratat pas ndeshjes

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 22:40
Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino

 

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka ndjekur “performancën më të mirë të sezonit” në ndeshjen ndaj Inter, pavarësisht disfatës me përmbysje të ekipit të tij, me rezultatin 2-1. Skuadra nga Premier League po fitonte deri në minutën e 85’, kur dy golat nga Mauro Icardi dhe Matias Vecino i dhanë zikaltërve fitoren dramatike. “Jam i kënaqur me performancën, ne dominuam deri në fund, por është shumë e dhimbshme. Për mua ishte performanca më e mirë e sezonit”, deklaroi Pochettino për “BT Sport”.

“Jam i kënaqur me performancën, por shumë i zhgënjyer dhe mërzitur, sepse meritonim më shumë, por pësuam dy gola në vetëm dy aksione. Deri në golin e parë ndeshja ishte nën kontroll, por më pas pësuam dhe pastaj çdo gjë mund të ndodhë në një vend si “San Siro”. Kur je në një periudhë negative, është shumë e vështirë të ndryshosh rrymën. Ndodh në futboll. Mendoj se mund ta korigjosh atë vetëm me punë, duke punuar më fort se mëparë. Bëmë një gabim dhe e paguam shtrenjtë, ndonjëherë nuk ndodh, porn ë ndeshjet tona të fundit jemi ndëshkuar gjithmonë për gabimet tona. Kështu e ka futbolli, ne vazhdojmë të punojmë dhe tentojmë të fitojmë ndeshjen e radhës. Tani, në këtë periudhë negative, gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të qetë dhe të përballojmë gjërat në mënyrën më të mirë. Duhet të vlerësojmë situatën dhe të ecim përpara”, u shpreh trajneri i Tottenham, Pochettino.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test