Vermaelen drejt largimit nga Barcelona

Futboll

Vermaelen drejt largimit nga Barcelona

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:37
Thomas Vermaelen

Mbrojtësi belg nuk është më në planet e kampionëve të Spanjës. E ardhmja e Thomas Vermaelen pritet të jetë larg skuadrës së Barcelonës.

Duke filluar nga qershori i vitit 2019, belgu do të jetë një futbollist i lirë, pasi drejtuesit “blaugrana” kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën mbrojtësit, e cila i skadon pikërisht në përfundim të sezonit të ardhshëm.

Vermaelen është pjesë e klubit katalanas që nga viti 2014, kur u transferua nga Arsenali për shumën e 15 milionë funteve.

Gjithsesi, tani futbollisti dhe agjenti tij duhet të nisin punën për të gjetur një klub të ri për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat