Ndahen mjetet për stadiumin e Hanit të Elezit - Bota Sot
Ndahen mjetet për stadiumin e Hanit të Elezit

Futboll

E diel, 21 tetor 2018

Ndahen mjetet për stadiumin e Hanit të Elezit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:35
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Komunën e Hanit të Elezit dhe Komunën e Kaçanikut.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Komunën e Hanit të Elezit dhe Komunën e Kaçanikut. Gjatë vizitës në Komunën e Hanit të Elezit, u nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi, ai i Rregullimit të Stadiumit dhe ai i Ndërtimit të Qendrës Kulturore. Sipas memorandumit për Rregullimin e Stadiumit, MKRS-ja dhe Komuna do të investojnë financiarisht me nga 50 mijë euro, investim i cili do të kryhet gjatë vitit 2019. Ministri Gashi tha se ishte një kënaqësi e veçantë që takoi kryetarin Suma. Ministri foli edhe për dyshekët e dhuruar nga Ministria për klubet e sportit të mundjes. Ai tha se dhurimi i pajisjeve apo i dyshekëve për sportin e mundjes bëhet me qëllim që të gjithë sportistëve tu krijohen kushte më të mira  që të kenë edhe hapësira dhe pajisje ku t’i organizojnë ushtrimet e tyre.

“Besoj që jemi duke bërë një punë të mirë  në mbështetje të komunave dhe të gjitha kërkesave që na vijnë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, u shpreh Gashi. Ndërsa kryetari Suma falënderoi ministrin për vizitën e tij por edhe për  nënshkrimin e marrëveshjeve për realizimin e projekteve që janë në interes të komunës. Po ashtu, kryetari Suma falënderoi ministrin dhe Ministrinë edhe për dhurimin e dyshekëve për zhvillimin e garave në sportin e mundjes. Po ashtu, gjatë kësaj vizite, falënderues dhe mirënjohës për  mbështetjen e ministrit Gashi u shpreh edhe  Sylejman Shala nga Federata e Mundjes.

Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po ashtu vizitoi edhe Komunën e Kaçanikut. Gjatë kësaj vizite, ministri u prit nga kryetari i Komunës Besim Ilazi, ku pastaj bashkërisht inspektuan punimet në Palestrën e Sportit të qytetit. Gjatë inspektimeve të punimeve, ministri tha se kjo palestër është një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. “Qëllimi i kësaj vizite është inspektimi nga afër i punimeve por në të njëjtën kohë për të kërkuar edhe nga operatori  ekonomik, nga kompania e cila po realizon punimet në këtë projekt që të intensifikoj punimet në mënyrë që këtë palestër sportive, këtë objekt gjigant që e investon MKRS-ja,  ta kemi të gatshme në fillim të vitit 2019”.

“Ky bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Kaçanikut do të vazhdoj edhe më tutje dhe jemi bashkërisht këtu për ta konfirmuar bashkëpunimin por edhe në të njëjtën kohë edhe për të kërkuar që ky projekt të përmbyllet në një afat sa më të shpejtë”, theksoi ministri Gashi. Në anën tjetër, kryetari Ilazi tha: “Patëm kënaqësinë ta kemi për vizitë ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë i inspektimeve të punimeve në  Palestrën Sportive, një projekt i filluar mjaft herët por që s’ka arritur të përfundohet”. Punimet në këtë palestër, kryetari i Komunës i vlerësoi si një projekt i harruar andaj falënderoi ministrin për vizitën dhe për kujdesin e tij duke thënë se vizita dhe kujdesi i ministrit kanë ndikuar në shtimin e dinamikës të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test