Mavraj magjeps grekët - Bota Sot
Mavraj magjeps grekët

Futboll

E mërkurë, 24 tetor 2018

Mavraj magjeps grekët

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:28
Mavraj magjeps grekët

Mërgim Mavraj e ka nisur mbarë aventurën e tij në Greqi. Ai ka shënuar gol në fitoren 6:1 që skuadra e Arisit arriti kundër PAO Koufalias. Kjo ishte një ndeshje miqësore, ku trajneri ka dashur të shohë gjendjen e disa futbollistëve që nuk kanë pasur minuta mjaftueshëm. Aris ka bërë një merkato të goditur. 

Në Greqi, afrimi i Migjen Bashës dhe Mërgim Mavrajt raportohen si afrime cilësore, pasi skuadra është kompletuar me dy futbollistë që kanë shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Nëse mesfushori ka qenë në fushë gjatë të tria ndeshjeve të para të kampionatit, mbrojtësi ka ndjekur nga tribuna VIP ndeshjen e fundit përkrah presidentit të Arisit. “Tifozë të mrekullueshëm dhe atmosferë speciale. Nuk dua të pres gjatë, por jam gati që të zbres në fushë për të kontribuuar për ekipin”, është shprehur Mërgim Mavraj.

Kjo ka bërë edhe një herë jehonë pozitive në mediat greke dhe deklarata e mbrojtësit të Kombëtares është trajtuar si “çmenduri”. “Ai ka ardhur për të ndihmuar ekipin në fushë dhe jo për të shijuar suitën e presidentit duke ndjekur ndeshjet. Është për t’u vlerësuar gatishmëria e tij për të debutuar sa më shpejt. Vërtet çmenduri!”, shkruajnë mediat greke. Për fat të mirë, Aris ka bërë një start pozitiv, teksa numëron pikë të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test