Memushaj tregon: Prova e parë? - Bota Sot
Memushaj tregon: Prova e parë?

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Memushaj tregon: Prova e parë?

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 17:27
Memushaj tregon: Prova e parë?

Memushaj dhe Pescara, një histori dashurie… Vetëm 1 vit ka zgjatur aventura e mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë në një tjetër qytet, Benevento, ku luajti në Serinë A sezonin e shkuar.

Me rënien nga kategoria të ekipit verdhekuq, 31-vjeçari vlonjate është rikthyer te “delfinat”, ndoshta sepse aroma dhe freskia e detit janë ato që i përcjellin energji pozitive dhe motivim.

Në një intervistë të dhënë për “Rete8.it”, në një format ndryshe, teksa ka darkuar me gazetarin, mesfushori shqiptar ka rrëfyer shumë histori, duke e nisur me rikthimin te bardhekaltërit: “Këtu ndihem si në shtëpi. Jam i lumtur që u riktheva”.

Më pas, historia e tij vijon edhe më rrëfimin për jetën dhe se si nisi pasioni si futbollist, mes peripecish dhe sidomos ëndrrës së madhe për t’u bërë dikushi. Aq sa Memushaj tregon se kur ishte tepër i ri, një fëmi, teksa po shkonte të provohej për një skuadër në Kremona, nuk kishte këpucë futbolli por atlete vrapimi.

“E megjithatë, pas vetëm 2 minutash që po luaja, ndaluan gjithçka dhe më bënë të firmos, pasi kishin vendosur”.

Sigurisht, nuk ishte kurrsesi fushë me lule për mesfushorin e kombëtares, që ndalet te fakti që e nisi nga shumë poshtë, te amatorët, për t’u ngjitur lart. “Deri në moshën 21 vjeç ende nuk mund të federohesha në ligat profesionte, për probleme burokratike. Por, për fat, gjërat u zgjidhën shumë shpejt”.

Por, për cilën skuadër bën tifo Lediani? “Simpatizoj Interin, por jo se jam tifoz. Frymëzimi im ishte Ronaldo, ai i vërteti, pasi mbërrita në kohën e tij”.

Ndeshja Shqipëri-Itali, sigurisht, ka mbetur e fiksuar në mendjen e mesfushorit, që rrëfen: “Le të themi që nënzë këndova edhe himnin e Italisë, veç atij shqiptarit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test