Francezët shpërthejnë me kritika kundër Neymar - Bota Sot
Francezët shpërthejnë me kritika kundër Neymar

Futboll

E mërkurë, 24 tetor 2018

Francezët shpërthejnë me kritika kundër Neymar

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:28
Neymar

Lojtari që është vënë më së shumti në thumb të kritikës pas humbjes se Paris Saint-Germain në Liverpool është Neymar, në veçanti nga Christophe Dugarry i cili është i hidhëruar me paraqitjen e brazilianit.

Analisti francez ka thënë se Neymar mendon që ai duhet ta rrit paraqitjen në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk funksionon në këtë mënyrë.

“Ka disa lojtarë që janë të qetë dhe të relaksuar”, tha Dugarry për televizionin francez kur foli për Neymarin.

“Ata mendojnë që nuk duhet të luajnë në maksimum në Ligue 1 dhe mandej ata ta rritin nivelin në Ligën e Kampionëve”.

“Ky është një iluzion”.

Mbrëmë dhe sot janë bërë shumë kritika në radio dhe shtyp, ku Le Parisien e kishte vlerësuar më notën 3 lojtarin, notën më të ulët nga gjithë lojtarët e tjerë në fushë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test