Zbulohen qytetet që do të presin turneun më të vjetër në planet… - Bota Sot
Zbulohen qytetet që do të presin turneun më të vjetër në planet…

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Zbulohen qytetet që do të presin turneun më të vjetër në planet…

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:51
Ilustrim

CONMEBOL, federata e futbollist amerikano-jugore, ka aprovuar propozimin e prezantuar nga Komiteti Organizator i Kupës së Amerikës 2019, në lidhje me qytetet dhe stadiumet e seleksionuara për të pritur veprimtarinë, e programuar nga 14 qershori deri më 7 korrik në Brazil.

Edicioni i 46-të i turneut më të vjetër në planet, në nivel kombëtares, kthehet në Brazil pas 30 vitesh. Do të luhet në pesë qytete: Belo Horizonte, Porto Alegre, Rio de Zhaneiro, Salvador dhe San Paolo.

Stadiumi “Morumbi” në San Paolo do të presë ndeshjen e parë, ndërsa finalja e madhe do të

luhet në mitikun “Maracana” të Rio de Janeiro.

Përveç dhjetë ekipeve anëtare të Conmebol (Brazil, Argjentinë, Bolivi, Kili, Kolumbi, Ekuador, Paraguaj, Peru, Uruguaj dhe Venezuela) në këtë turne do të marrin pjesë edhe kombëtaret aziatike Japoni dhe Katar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test