Inter rrit ofertën për Milan - Bota Sot
Inter rrit ofertën për Milan

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Inter rrit ofertën për Milan

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:52
Spalleti

Inter raportohet se është gati të rrisë ofertën e kontratës së re për Milan Skriniar, teksa Manchester United vazhdon të monitorojë situatën e mbrojtësit.

Qendërmbrojtësi sllovak ishte një nga yjet e sezonit të kaluar për Zikaltrit, dhe kërkon ta mbajë në San Siro me një kontratë të përmirësuar.

Gjithsesi, oferta e parë e 2.5 mln euro në sezon, dyfishi i rrogës aktuale, është refuzuar nga përfaqësuesit e tij.

Sipas calciomercato.com, Jose Mourinho është një admirues i madh i lojtarit dhe Manchester United do të ishte gati të ofronte 5 mln euro në sezon.

Për këtë arsye do të fillojnë përsëri negociatat mes Inter dhe Skriniar, me klubin që është gati të rrisë ofertën në 4 mln euro në sezon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test