Motra e Ronaldos: Do të paguajnë çmim të madh për lotët e vëllait tim - Bota Sot
Motra e Ronaldos: Do të paguajnë çmim të madh për lotët e vëllait tim

Futboll

Motra e Ronaldos: Do të paguajnë çmim të madh për lotët e vëllait tim

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 08:28
Cristiano Ronaldo

Motra e Cristiano Ronaldos ka thënë se ai karton i kuq ka qenë turpi i futbollit. Sipas asaj, ata duan ta shkatërrojnë vëllain e saj dhe për këtë ajo ka thënë se do të paguhet çmim i madh.

Ylli i Juventusit, mbrëmë e ka marrë karton në kuq në fillim të ndeshjes kundër Valencias në ndeshjen e par të fazës së Grupeve në Ligën e Kampionëve, të cilën e fitoi “Zonja e Vjetër” me rezultatin 2-0.

Ronaldo ishte shumë i nervozuar pas kartonit, duke u larguar nga fusha me lot në sy, kështu pastaj motra e tij, Katie Aveiro ka reaguar në Instagramin e saj.

“Turpi i futbollit. Drejtësia do të arrijë”, ka shkruar ajo.

“Ata duan ta shkatërrojnë vëllain tim, mirëpo Zoti nuk flenë asnjëherë”.

“Do të paguhet një çmim i madh për ata lot. Ata të duan ty poshtë. Mirëpo nuk do të kenë sukses”.

Mbetet të shihet se sa do të dënohet Cristiano Ronaldo, ai mund të mos luajë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, nëse dënohet me dy ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test