Ademi e Salihu po marrin pjesë në takimin rajonal të Federatave - Bota Sot
Ademi e Salihu po marrin pjesë në takimin rajonal të Federatave

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Ademi e Salihu po marrin pjesë në takimin rajonal të Federatave

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:14
Agim Ademi me kryetarin e Federatës kroate, Davor Shuker

Kryeqyteti i Rumanisë Bukureshti, ka mbledhur presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 14 federatave të futbollit nga i tërë rajoni, ndërkaq nikoqir është Federata e Futbollit e Rumanisë. Në këtë takim, por marrin pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu. Në takim janë edhe zyrtarë të UEFA-s. Temat që po diskutohen në këtë takim, janë bashkëpunimi ndër rajonal, gjetja e formave të ndryshme  me interes për zhvillimin e futbollit, pastaj është diskutuar për futbollin e grup-moshave, e meqë U-15 ka më pak gara ndërkombëtare është hedhur ideja për organizimin e një turneu të përbashkët për grup-moshën U-15 ku do të merrnin pjesë të gjitha këto shtete dhe do të organizohej një turne 10 ditorë dhe mbase edhe më gjatë, varësisht prej formës së tij. Gjatë këtyre ditëve presidenti Ademi dhe sekretari Salihu zhvilluan edhe takime të veçanta me shumë president sikur me presidentin e Federatës kroate z. Davor Shuker, me presidentin e Federatë rumune si nikoqire Razvan Burleanu, atë turke z. Y?ld?r?m Demirören, të Qipros, z.George Koumas, atë të Bullgarisë, z. Borislsav Mihaylov dhe presidentin e FSHF-së, z. Armand Duka, me të cilët u pajtuan që të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Ky takim punimet do t’i përmbyllë nesër dhe mendohet se këso lloj takimesh të mbahen edhe në të ardhmen gjithnjë për të mirën e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test