Publikohet vendimi, Skënderbeu humbet gjyqin në FIFA

Futboll

Publikohet vendimi, Skënderbeu humbet gjyqin në FIFA

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:19
Publikohet vendimi, Skënderbeu humbet gjyqin në FIFA

Mesfushori Bakari Nimaga ka fituar gjyqin në FIFA me Skënderbeun, duke marrë “OK”-in për aktivizimin te klubi i ri Hatajspor.

Pavarësisht reklamimit të klubit korçar, i cili pretendonte se klubi turk duhet të paguante për këtë transferim, pasi Nimaga ishte në kontratë, FIFA i ka dhënë të drejtë Nimagës, duke e cilësuar të mbyllur kontratën me Skënderbeun, për shkak të mos shlyerjes financiare.

 

Futbollisti nga Mali, pritet të aktivizohet në javët e ardhshme me skuadrën e Hatajspor që militon në kategorinë e dytë turke. Mesfushori është stërvitur rregullisht me këtë skuadër, teksa pritet vetëm debutimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat