Kaq ndeshje rrezikon të dënohet Ronaldo pas kartonit të kuq - Bota Sot
Kaq ndeshje rrezikon të dënohet Ronaldo pas kartonit të kuq

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Kaq ndeshje rrezikon të dënohet Ronaldo pas kartonit të kuq

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:11
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez u përjashtua në ndeshjen e mbrëmshme mes Valencias dhe Juventusit.

Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot në momentin kur gjyqtari Felix Brych nxori kartonin e kuq për të në minutën e 29-të të takimit.

Vendimi i gjyqtarit gjerman u cilësua si i jo i drejtë pasi në pamjet e përsëritura u pa që gjesti i Ronaldos ndaj Jeison Murillos nuk ishte aq i rëndë sa që ai të ndëshkohej direkt me karton të kuq.

Sido që të jetë, CR7 rrezikon të marrë një dënim më të madh nga UEFA, në varësi se si do të cilësohet ai gjest i tij.

Ronaldo mund të dënohet nga një deri në tri ndeshje. Në rastin më të mirë ai mund të humbasë vetëm ndeshjen me Young Boys, kurse në më të keqin, ai mund të qëndrojë jashtë edhe për dy sfidat me Manchester Unitedin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test