Çfarë thotë gjyqtari anglez për Ronaldon? - Bota Sot
Çfarë thotë gjyqtari anglez për Ronaldon?

Futboll

E martë, 16 tetor 2018

Çfarë thotë gjyqtari anglez për Ronaldon?

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:22
Çfarë thotë gjyqtari anglez për Ronaldon?

“Ronaldo ka qenë i pafat. Pati një shtyrje të vogël dhe ishte faull ndaj Murillos, por nuk kishte sjellje të dhunshme. Maksimumi një karton i verdhë, për arsye se kontakti ishte larg topit”, këto kanë qenë fjalët e gjyqtarit anglez Mark Clattenburg, për gazetën “Daily Mail”. Ky ishte karton i parë i kuq për Ronaldo në 154 ndeshje në Champions. “Kontakti ishte minimal dhe nëse unë do të isha gjyqtar do të kisha dhënë faull për Valencia dhe nga një karton të verdhë për dy futbollistët. Unë mendoj se Ronaldo do të shkualifikohet vetëm për një ndeshje, si pasojë e kartonit të kuq. Çdo dënim tjetër do të ishte shumë i ashpër,” – tha Clattenburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test