Futbollistët shqiptarë gjithnjë e më shumë po renditen me elitat e futbollit botëror. Së fundmi, mesfushori ofensivë i Arsenalit Granit Xhaka dhe portieri i Lazios, Thomas Strakosha, janë dy futbollistët shqiptarë që kanë shkëlqyer në javën që lamë pas dhe për këtë arsye ata janë renditur në listën e 22 futbollistëve më të mirë në botë. Falë paraqitjeve të mira, dy yjet shqiptarë kanë zënë pjesë në ekipin më të mirë të javës nga FIFA në bashkëpunim me ekspertët e EA Sports. Në mesin e 22 futbollistëve më të mirë në botë për javën e kaluar janë edhe yje si Eden Hazard, Joao Cancelo, Kalidou Koulibaly, Timo Werner e të tjerë.