Igli Tare blindon dy yjet e Lazio-s - Bota Sot
Igli Tare blindon dy yjet e Lazio-s

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Igli Tare blindon dy yjet e Lazio-s

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 19:55
Igli Tare

Lazio ka bërë debutimin sezonal në Europa League, teksa në fokus ka qenë edhe merkato, ku Igli Tare, drejtori sportiv i klubit, ka folur mbi dy futbollistë dhe të ardhmen e tyre. Bëhet fjalë për Milinkovic-Savic dhe Immobile.

Mesfushori dhe sulmuesi janë kërkuar nga disa skuadra edhe gjatë merkatos së verës, por klubi bardhekaltër ka bërë çmos që të mos dorëzohet, duke pretenduar shumë para për kartonin e tyre. Në një intervistë për mediet italiane, Tare u ndal te rinovimi i tyre.

“Rinovimet e Milinkovic Savic dhe Immobile janë çështje ditësh”.

Kujtojmë që për Savic, deri ditët e fundit të merkatos, Milani dhe PSG ishin shumë të interesuara, teksa presidenti Lotito nuk zbriste poshtë 120 milionë eurove, ndërsa për Immobile-n kanë qenë më pak oferta dhe kryesisht nga klube të dorës së dytë dhe jo shumë “big”.

Për të dy pritet një rritje e konsiderueshme rroge.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test