Ylli brazilian prish marrëdhëniet me PSG, sytë nga Seria A

Futboll

Ylli brazilian prish marrëdhëniet me PSG, sytë nga Seria A

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 10:48
Paris Saint Germain

Paris Saint Germain ka debutuar me humbje në Champions League, pasi u mund nga Liverpool 3-2. 

Por mesa duket në klub ka edhe telashe të tjera. 

Sic raportohet në mediat italiane, te PSG ka nisur një "krisje" me brazilianin Thiago Silva. 

Mbrojtësi dhe klubi kampion i Francës nuk kanë arritur ende marrëveshje me njëri-tjetrin për të vazhduar kontratën.

Dhe sipas asaj që bën me dije “Le10Sport” 33-vjeçari mendohet që të shitet në merkaton e Janarit.

Ndërkohë në emrat që kërkojnë shërbimet e Tiago Silvës përmendim Milanin, Juventusin, Napolin dhe Romën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat