Të dielën më 23 shtator: Drita – Prishtina - Bota Sot
Të dielën më 23 shtator: Drita – Prishtina

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Të dielën më 23 shtator: Drita – Prishtina

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:35
Pamje nga një ndeshje

Prishtina të dielën nga ora 15:45 takohet me Dritën në Gjilan në kuadër të javës së VI të Ipko Superligës. Edhe pse edicionin e kaluar titulli u diskutua ndërmjet dy skuadrave dhe u vendos vetëm në javën e fundit, ky edicion nuk ka nisur mirë për kampionët e Gjilanit ku nga 5 ndeshje kanë vetëm 1 fitore me KEK-un dhe 4 humbje dhe ndodhen në vendin e parafundit me 3 pikë. Ndërsa Prishtina pas 5 javëve ndanë vendin e dytë me 3 fitore e 2 barazime dhe me 11 pikë të tubuara.
Drita në katër ndeshjet e fundit zyrtare nuk din për humbje ndaj Prishtinës ku ka arritur dy fitore dhe dy barazime, kështu që rezultatin e fundit në kampionat nuk qojnë fare peshë, thjeshtë edhe njëherë do të shohim derbin e madh si në fushë, po ashtu edhe në tribuna dhe Prishtina do të provoj të mbetët e pamposhtur edhe pas 14 ndeshjeve kampionale rresht pa humbje para derbit të kryeqytetit me Flamurtarin.

Ndeshja me Flamurtarin është caktuar për të hënën me 1 tetor dhe zhvillohet në stadiumin e Prishtinës nën ndriçimin e reflektorëve.

Kurse, ndeshjen e së dielës në Gjilan do ta gjykojnë, Dardan Çaka nga Vushtrria, Fatlum Berisha nga Fushë Kosova, Bujar Selimaj nga Prizreni dhe gjyqtar i katërt është Selim Isufi nga Mitrovica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test