Fitorja në Valencia ka sjellë edhe dy dëmtime te Juventus, ai që u mësua menjëherë ishte dëmtimi i Sami Khedira dhe tani konfirmohet se është dëmtuar edhe Douglas Costa.
Dje, bardhezinjë konfirmuan se gjermani do të mungojë për një muaj, ndërsa sot thanë për brazilianin: “Douglas Costa është dëmtuar në kaviljen e majtë dhe në auktorët e kofshës së djathtë. Ai ka filluar kurimin, por nuk mund të luajë më në shtator.”
Riaftësimi do të zgjasë rreth një muaj, megjithatë Allegri nuk do të kishte mundësinë ta aktivizonte ish-lojtarin e Bayern Munich, sepse është skualifikuar për katër javë, pasi pështyu një futbollist të Sassuolo në javën e kaluar.