Statu për futbollistin e mirënjohur - Bota Sot
Statu për futbollistin e mirënjohur

Futboll

Statu për futbollistin e mirënjohur

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 19:02
Sulmuesi i Monaco, Radamel Falcao, është nderuar në vendlindjen e tij në Kolumbi me një statujë gjigante

Sulmuesi i Monaco, Radamel Falcao, është nderuar në vendlindjen e tij në Kolumbi me një statujë gjigante, por ka një problem. Personazhi i paraqitur në skulpturë nuk i ngjason aspak. Statuja 20 metra e gjatë është vendosur në Santa Marta, në Kolumbi, atje ku ai ka lindur.

Statuja e bardhë paraqet Falcao me dy gishtat tregues drejt qiellit, një mënyrë si sulmuesi i feston golat e shënuar, por fatkeqësisht askush nuk mund ta dallojë se ajo statujë është për nder të 32-vjeçarit, sepse nuk i ngjason aspak atij.

Por artisti që e ka bërë, Antonio Irisma Arias, tha për “El Tiempo”: “Për disiplinën, përkushtimin dhe mënyrën si lufton, Falcao është një idhull për të gjithë vendin tonë Santa Marta dhe për këtë vendosëm këtë statujë. Të gjithë e dinë që ai është Falcao dhe atë që përfaqëson për ne. Respekti dhe dashur për të nuk njeh kufij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...