“Inter” kërkon fitoren me “Sampdorian”

Futboll

“Inter” kërkon fitoren me “Sampdorian”

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 10:20
Inter dhe Sampdoria

“Inter” pas fitores në Ligën e Kampionëve kërkon ta përsërisë mbrëmjen e sotme ndaj “Sampdorias” në Xhenova.

Zikaltërit pasi realizuan një përmbysje të çmendur ndaj “Totenhem”, kërkojnë të tregojnë se nuk ishte rastësi, por një transformim i “Interit” në një skuadër të frikshme.

Por nga krahu tjetër, pasi ka humbur mundësinë për të marrë 3 fitore radhazi në Serinë A për herë të parë që nga nëntori i 2017-ës, “Sampdoria” do të kërkojë të kthehet te fitorja mbrëmjen e së shtunë në ndeshjen që do të luajnë në shtëpi kundër “Interit”.

Vendasit janë të pamposhtur në 3 ndeshje të kampionatit italian (2 fitore, 1 barazim), duke shënuar nëntë gola dhe duke pësuar 1 të tillë. Megjithatë, ata kanë marrë vetëm 4 fitore në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit (4 fitore, 1 barazim, 5 humbje).

Fatmirësisht, ecuria e tyre në ndeshjet e luajtura në shtëpi është shumë më e mirë, me vetëm një humbje në pesë takime të kampionatit (3 fitore, 1 barazim, 1 humbje). “Inter” nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ku kanë marrë vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit (1 fitore, 1 barazim, 2 humbje). Por suksesi në Ligën e Kampionëve ka dhënë mjaft entuziazën në kampion zikaltër. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat