Barcelona - Girona: Messi gati të thyejë një tjetër rekord

Futboll

Barcelona - Girona: Messi gati të thyejë një tjetër rekord

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:13
Lionel Messi

Në tetor 2004, teksa Barcelona po luante përballë Espanyol, vendosi që të bënte një ndryshim në formacion dhe hodhi në fushë Lionel Messi-n.

Në atë moment, lindi një legjendë e futbollit spanjoll, por edhe atij botëror.

Tani, 442 ndeshje më vonë dhe një numër të pafund arritjes personale, ylli argjentinas do të shtojë në listën e tij një tjetër rekord. Në ndeshjen përballë Girona, 31-vjeçari do të shndërrohet në lojtarin me më shumë paraqitje në La Liga, i cili thyen rekordin e vendosur nga Dani Alves.

Në 15 sezone radhazi, ai ka fituar 320 ndeshje, numëron 66 barazime dhe 37 humbje, ku dhe ka shënuar 386 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionatit Spanjoll.

Në ndeshjen me Girona, fituesi i 5 herë të Topit të Artë, do të thyejë rekordin e vendosur nga Dani Alves. Bardhë e kuqtë, nuk kanë kujtime të mira nga Messi, i cili u ka shënuar dy herë në ndeshjen ku humbën me rezultatin 6-2.

Tashmë, me një trajner të ri në krye, Barcelona do të synojë sërish vetëm fitoren, dhe nuk duket të jetë shumë e vështirë për katalanasit që të marrin 3 pikët e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat