Ademi në Londër, takohet me kreun e FIFA-s - Bota Sot
Ademi në Londër, takohet me kreun e FIFA-s

Futboll

E martë, 16 tetor 2018

Ademi në Londër, takohet me kreun e FIFA-s

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:31
Ademi në Londër, takohet me kreun e FIFA-s

Qindra president të federatave kombëtare të futbollit, qindra yje të futbollit, të estradës së muzikës, aktorë dhe njerëz të artit, e në mesin e gjithë këtyre do të jetë i pranishëm edhe presidenti i FFK-së Agim Ademi, në gala mbrëmjen e nesërme të FIFA Football Awards, që këtë vit mbahet në Londër. Pra, nesër FIFA Football Awards  do të jetë  një shfaqje me yje në Festivalin Mbretëror të Londrës. Trofe të njëjta do t’i dorëzohen fituesve të çmimeve individuale të futbollistëve dhe trajnerëve të meshkujve dhe femrave. Dizajni i trofeut është topi që u përdor në finalen e parë të Kupës së Botës FIFA ndërmjet Uruguait dhe Argjentinës në vitin 1930, duke u ulur në majë të një trupi me shkëlqim. Trofeu përbëhet nga pesë pjesë: fundi, baza, një pjesë e karbonit mbi bazën, trupin dhe topin.

Pjesa e fundit u krijua duke përdorur një teknologji të përparuar, të përdorur në industrinë e hapësirës ajrore dhe Formula 1. Kështu, presidenti Ademi do të ketë edhe takime me homologët nga mbarë bota, gjatë përzgjedhjes së futbollistit më të mirë e që në garën finale janë Cristinao Ronaldo, Luka Modriç dhe Muhamed Salah, ndër meshkuj, ndërsa në konkurrencën e femrave janë futbollistet, norvegjezja Ada Hegerberg, gjermania Dzsnifer Marozson dhe braziliania Marta.   Do të zgjidhet edhe trajneri më i mirë në konkurrencën e meshkujve e ku mëtues janë: Zlatko Daliç, trajner i Kombëtares kroate si nënkampion i botës, ai i kampionit të botës, Francës, Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane fitues i Ligës së kampionëve me Real Madridin.

Ndërkaq, në konkurrencën e femrave për trajneren më të mirë të botës pretendente janë: trajneri i Lionit si fitue i Ligës së kampionëve Reynold Pedros, trajnerja e Kombëtares japoneze Asako Takakura dhe trajnerja e Kombëtares gjermane Sarina Wiegman. Presidenti Ademi ka udhëtuar sot për në Londër, ndërkaq pas këtij evenimenti më 27 shtator me ftesë të presidentit i FIFA-s Gianni Infantino do të ketë takim në selinë e FIFA-s, e që do të shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe ky takim dëshmon përkushtimin e Infantino për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin me FFK-në, një anëtare të re të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test